Islami: Ku ndryshon takimi i Bashës me Metën nga ai me Ramën?
Deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami ka komentuar takimin e kreut të opozitës, Lulzim Basha me Kreun e Kuvendit. Islami benë nja analogji mes takimit që kreu i PS-së, Edi Rama bëri vite më parë më kreun e LSI-së, Ilir Meta.
“Te pakrahasueshmet s’krahasohen por thjesht per kujtese….
Basha shkon ne takim me Meten me dinjitet, per rregullat e lojes, transparent dhe kerkon konsensus, respektim te parimeve te Venecias dhe zgjedhje te lira e te ndershme…Nje takim me prezencen e karafilave… ne nje vend publik dhe i shoqeruar me deklarata te qarta per median…
Kurse ne 2013 Rama shkoi ne Gjirin e Lalzit per te ngjizur ne fshehtesi “aleancen e qelbesirave” sic e pagezuan kumbaret e saj duke ngrene nje dreke/darke me ngjala…”,- shkruan Islami në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

