Kuçi apel Qeverisë: Mos abuzoni me studentët. Përgjysmoni tarifat dhe rimbursoni kostot e mësimit online

Lëvizja Socialiste për Integrim dega Durrës, ka reagua ashpër lidhur me protestën e sotme të studetëve të cilët dolën në sheshin para Ministrisë së Arsimit kundër vendimit për zhvillimin e mësimit online.

Kryetarja e LSI-së Durrës, Kontjana Kuçi i bën apel qeverisë që të mos abuzojë me studentët por të përgjysmojë tarifat si dhe të rimbursojë kostot e mësimit online.

“Mos abuzoni me studentët.

Përgjysmoni tarifat dhe rimbursoni kostot e mësimit online.

Vetëm 4 ditë përpara fillimit të vitit shkollor studentët u njoftuan që mësimi do zhvillohet online.

Kjo është mungesë serioziteti, planifikimi, strategjie nga ana e qeverisë e cila përkthehet në kosto direkte për familjet e studentëve.

Tashmë përveç librave duhet të blejnë kompjuter dhe të sigurojnë internet në çdo zonë ku ndodhen.

Mungesës së menaxhimit të situatës së pandemisë i shtohet edhe kaosi i edukimit.

Shëndetësi në rënie të lirë. Arsim i shkatërruar. Me këtë bilanc kaq tragjik qeveria duhet të largohet menjëherë.

Mjaft me qeveri propagande. 🛑Duhet qeveri ekspertësh që mbështesin studentët dhe familjet shqiptare”, deklaron Kontjana Kuçi, Kryetare e LSI-së, Durrës.

SHKARKO APP