Kujtimet e Zogajt: Pabesia që i bënë Edi Ramës kur u rrëzua komunizimi

Në të ai përmend edhe faktin se Edi Rama ndodhej në Greqi kur ra komunizmi, dhe për këtë arsye u ndje si I tradhtuar, duke qenë se mezi e priste këtë moment dhe përballjen me Ramiz Alinë.

Edi Rama erdhi më 13 dhjetor në mbrëmje pasi kishim mbaruar mbledhjen e misionit nismëtar dhe nga salla u ngjitëm në kat të dytë për mbledhjen e Komisionit dhe Azem Hajdari u caktua kryetari.

Rama erdhi nga Greqia dhe pluralizmi e zuri në Greqi, dhe kjo ishte drama e tij, pasi ma ka shpjeguar se kishte idenë sikur i kishin punuar një rreng.

Ai kishte qenë me të atin tek nëj i afërm i tij. Ai dhe Instituti i Arteve kishin kohë që ishin ngritur në një qendër të rebelimi realist antiregjim.

Blendi Gonxhe ishte një nga studentët më aktivë. Studentët e arteve kishin zhvillur nja dy mbledhje ku kishin stigmatizuar Partinë e Puënës dhe ministrin e Brendshëm të asaj kohe.  Në të njëjtën orë kishte nisur marshimi i studentëve.

Rama nuk e kishte parashikuar këtë, ngarjet e tejkaluan, ecën më shpejt dhe ai qëlloi jashtë Shqipërisë në ditët më të shumpritura prej të riut, me ëndrrat e demokracisë.

Kur erdhi pluralizmi Gonxhja kishte njoftuar Ramën në Greqi dhe ai e kishte përjetuar si nëj pabesi, si një hile të kohës sepse siç më ka thënë vetë, atje në Greqi kishte punuar me tezat e veta për ballafaqimin me Ramiz Alinë.

Dhe unë them në libër: Në kohën kur ai vazhdonte betejën virtual me Ramiz Alinë në ndonjë ballkon të Greqisë, në Tiranë kishte nisur takimi historik i studentëve me Ramiz Alinë”, thotë zogaj për Ora News.

Më tej ai shprehet se në PD Ramën kishte njerëz që e donin, por edhe e kundërta.

Dhe, tregon një përplasje të Ramës me Gramoz Pashkon:

Me Gramozin pati një bisedë të tensionuar dhe nga biseda e kuptoi se nuk kishte vend për dy njerëz nga periferia e Bllokut, e nëjtja fashë e politikës.

Disa e mirëpritën Ramën, madje Arben Demeti e shënoi si pjesëtar të sektorit të organizimit.

Ai iku dhe bëri akuza duke ikur duke deklaruar se “e kam dëgjuar se nuk keni  goditur ballë për ballë Ramiz Alinë, çështë kjo parti që lavdëron udhëheqësin e parties”.

Ishin fjali të sakta në kuptimin e polititologjisë, por jo të sakta në kohë pasi dhe retorika ka kohën e vet”.

SHKARKO APP