Kundërpërgjigjet Kryebashkiaku Vangjush Dako: Blushi, ky mashtrues profesionist

Kryebashkiaku durrsak Dako ka shkruar në profilin e tij në Facebook :

“FYTYRA E MASHTRIMIT PROFESIONAL,

Ky është Ben Blushi. E mban veten për shkrimtar por është në fakt një mashtrues profesionist. Ka shkuar sot në një familje rome në ish Kënetën e Durrësit për të dalë në fotografi dhe e ka përdorur këtë familje, për t’u treguar se i dhimbsen të varfërit. Se sa i dhimbsen të varfërit Ben Blushit, e di mirë jo unë, po cdo njeri që ka pasur si unë fatin e keq ta njohë nga afër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Foton e ka titulluar “FYTYRA E DHIMBJES” dhe shkruan se u skuq nga turpi kur i pa këta fëmijë! Ben Blushi as nuk skuqet as nuk zverdhet sepse është një profesionist i mashtrimit të njerëzve me llafe te bukura.

Swiss Digital Mobile Reklama

blushie

Nuk rrija dot pa e ndarë këtë foto me ju, sepse është një pamje tipike mashtr “FYTYRA E MASHTRIMIT PROFESIONAL .

JA POSTIMI I BEN BLUSHIT NE FACEBOOK;

FYTYRA E DHIMBJES

Në familjen e Ndricim Zibës në Kënetën e Durrësit. Këta jane fëmijët e tij Paloma, Orgito, Klodiana, Alehandro, Fariz, Rosalinda dhe Thëllanza. Jetojnë të gjithë në një dhomë katër metra katror. Varfëria e tyre me dy prindër pa punë më skuq! Në çfarë vendi po jetojmë?

blushie

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?