Kur akuzohet Lame për korrupsion

 

 

Deputetja demokrate Mimoza Hajdarmata ka vazhduar denoncimin e vjedhjes së 1.5 milionë dollarëve nga kreu i ALUIZNI-t dhe kryeministri Edi Rama. Hajdarmata është shprehur se shfaqja e fakteve prej dy ditësh nuk ka gjetur asnjë përgjigje. “Sot po ju tregojmë një aspekt edhe më të rëndë të kësaj afere. Ndërsa matjet në terren ishin kryer prej vitesh dhe letrat po zverdhen në arkivat e ALUIZNI-t, Lame dhe Rama na u mburrën se kishin 100 punonjës në terren vetëm në Tiranë, që po kryenin matje me ritme të papara. Ndërkaq, edhe pse kishin 100 punonjës në terren në Tiranë, siç shihet në dokumentet e Agjencisë së Prokurimeve Publike, po për këtë punë në 2015-n Rama dhe Lame kanë tenderuar një firmë private pa personel, për të evidentuar situatën në terren, “Tirana-1” dhe “Tirana-3”, me vlera 300 milionë dhe 100 milionë lekë respektivisht (me TVSH)”, tha deputetja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas saj, këto 400 milionë lekë të marra gjatë këtij viti nuk janë të vetmet, pasi edhe në fund të vitit 2014, Rama dhe Lame kanë marrë 127 milionë lekë të tjera, për të njëjtat zona “Tirana-1” dhe “Tirana-3”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Bashkëngjitur mund të shihni buletinët e 24 nëntorit 2014 dhe 1 dhjetorit 2014 të APP-së, që njoftojnë për lidhjet e kontratave me vlerë 64 dhe 63 milionë lekë respektivisht për Tirana-1 dhe Tirana-3, të dhëna pikërisht për bashkëshortin e drejtoreshës së Lames, që harton termat e referencës së tenderave”, vijoi më tej Hajdarmata.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?