Kur delet mësynë Shtëpinë e Bardhë
Aktualitet Politikë E Martë, 15 Nëntor 2022 19:53
Roland Qafoku
Shtëpia e Bardhë nuk ka qenë aq e bardhë përgjatë viteve të presidencës amerikane. Pas djegies dhe më pas lyerjes me bojë të bardhë nga ku e mori emrin, rezidenca e presidenti të Amerikës është shoqëruar me ngjarje dhe histori po aq interesante sa edhe vetë ata që e drejtuan. Një prej tyre ka ndodhur në vitin 1918 gjatë presidencës së Thomas Woodrow Wilson. Bari i lëndinës rreth e rrotull Shtëpisë së Bardhë ishte rritur aq shumë sa duheshin skuadra të tëra për ta pastruar. Por administrata e Wilson bëri një zgjidhje që sot është për të qeshur por për kohën kurseu shumë dollarë. Në ambjentet e oborrit të Shtëpsië së Bardhë futën një tufë delesh të cilat kullotnin në barin përreth dhe kështu nuk kishte nevojë për punëtorë. Qëllimi u arrit. Bari jo vetëm nuk po rritej më por u pakësua ndjeshëm. Tufa e deleve qendroi aty dy vjet dhe sigurisht që nuk u kthye më. Pamja e kësaj fotografie marrë nga The Library of Congres është vërtetë unikale.

KOHA JONË SONDAZH