Kur Rama dhe Bilali shkojnë familjarisht të takojnë Obamën

Skandali i pagesës 80 mijë dollarë për foton e Edi Ramës me Barak Obamën nuk i ka shpëtuar sarkazmës së artistit Bujar Kapexhiu.
Në një karikaturë, Bujar Kapexhiu e paraqet Edi Ramën të veshur si grua dhe personin që e shoqëron duke mbajtur disa tufa dollarësh me vete. Për të realizuar foton me Obamën në vitin 2012, Edi Rama tentoi të hyjë në takimin e mbledhjes së fondeve në SHBA me emrin e gruas së Bilal Shehut. Shehu ishte biznesmeni që kishte siguruar biletat dhe bëri pagesën e parave.

SHKARKO APP