“Kurban”-i i Ramës bëhet “Flijim” në Serbi. Përkthyesi: Ja pse ma propozoi Rama
Një punë e Mrdjan Bajic (Mergjan Bajic) një skulptor nga Beogradi, mik i Edi Ramës që nga vitet e Parisit zë vend në ballë të kopertinës ku me “shkrim dore” shkruhet në serbisht “Flijim”. Është kopertina në gjuhën serbe e librit “Kurban” të kryeministrit, libër që u shkrua pasi ai humbi Tiranën si kryebashkiak. Ballina, paraqet poshtë emrit të tij, një”kukull” të rrëzuar mbi një tryezë pune.
Të dhënat për veprën në kopertinë janë këto: Mrdjan Bajic, titulli “Daddy’s Gift”, 2013. Materiale të përziera, përmasat 15 x 17 x 10 cm. Galerie RX, Paris. Përtej ballinës, brendia flet në një gjuhë tjetër realitetin shqiptar, që për çudi duket se ndër vite pak ka lëvizur. “Kur shkruaj në gjuhën shqipe, unë emrin e tim e shqiptoj Gjorgje Bozhoviq”.
Kjo është fjalia hyrëse që shoqëron intervistën e përkthyesit Djordje Bozovic, intervistë, pyetjet e së cilës kanë pritur gjatë në postën e tij, ndërsa Gjorgje i jepte jetë në gjuhën serbe “Kurbanit” të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ndërsa libri do të promovohet në mestetor në Beograd, Bozhoviq vjen në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare” ku tregon si është lexuar libri atje, cilat janë ngjashmëritë mes serbëve e shqiptarëve, ku ka pasur vështirësi në përkthim, si u vendos titulli “Flijim” nga vetë Rama.
Ai tha: “Titulli vetë doli si vështirësi për t’u përkthyer saktë, për të cilin kishim edhe një debat të frytshëm me botuesin beogradas të librit, Veran Matiqin, si dhe me përkthyesin e njohur dhe me përvojë, Shkëlzen Maliqin. Fjala “kurban” ka shumë nuanca të ndryshme kuptimore, që medoemos humben sido të përkthehet në serbisht, pasi në gjuhën serbe nuk ekziston një fjalë e tillë. Më në fund, vetë Rama e propozoi që titulli serb i librit të tij të jetë “flijimi”, domethënë me kuptim vepror të emrit.”/Gazeta Shqiptare
KOHA JONË SONDAZH

