Kurti i vë kushte Ramës, kreu i LDK-së: Kryeministri i Shqipërisë është i mirëseardhur në Kosovë
Kushtet që ka vënë kryeministri Albin Kurti për pritjen e homologut shqiptar, Edi Rama, në Prishtinë ka ngjallur mjaft polemika.
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas një takimi me analistët në vend, tha se kryeministri Edi Rama është i mirëseardhur në Kosovë.
“Natyrisht se kryeministri i Shqipërisë është i mirëseardhur në Kosovë. Çdo kryeministër i Shqipërisë duhet të jetë gjithmonë i mirëseardhur në Kosovë. Fakti që ne e diskutojmë një çështje të tillë, nëse duhet të mirëpritet një kryeministër i Shqipërisë tregon shumë për gjendjen në të cilën ka ardhur Kosova dhe nuk mund ta normalizojmë këtë gjendje sinqerisht. Kryeministri i Shqipërisë, pozicioni i tij, atë që përfaqëson ai dhe populli shqiptar janë të mirëseardhur në shtëpinë e tyre në Kosovë, gjithmonë”, tha kreu i LDK, Abdixhiku.