Kurti-Vuçiç takohen në Bruksel, Borrell zbulon datën

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell thotë se më 14 shtator do të mbahet në Bruksel takimi i nivelit të lartë Kosovë-Serbi, ku sipas tij do të marrin pjesë liderët e dy vendeve.

Deklarata e Borrell erdhi gjatë një konference me gazetarët pas takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian. Mes të tjerash, zyrtari i lartë i BE zbuloi se në fokus të takimit do të jetë gjetja e një zgjidhje për situatën aktuale në veri dhe ulja e tensioneve.

Situata në veriun e Kosovës u tensionua në maj kur grupe qytetarësh serbë protestuan kundër futjes në zyra të kryetarëve shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e muajit prill dhe që po shoqëroheshin në ceremoni nga forca të shumta policie.

Për shumë ditë pati incidente të dhunshme dhe madje në Zveçan, si pasojë e përleshjeve mbetën të lënduar rëndë dhe disa efektivë të KFOR.

SHKARKO APP