”Kurum hodhi në rrugë 500 punëtorë”, Berisha thirrje shqiptarëve: Ngrihuni në revoltë
Nga ballkoni i banesës, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të kompanisë ”Kurum” për të larguar 500 punëtorë nga puna. Në një deklaratë para simpatizantëve të tij, Berisha ka bërë thirrje për revoltë dhe ka kërkuar nga kompania që të rishikojë vendimin e saj. Berisha shprehu solidaritetin me punëtorët e ish-Metalurgjikut në Elbasan dhe e konsideroi largimin e tyre nga puna si një ndëshkim të padrejtë dhe të paarsyeshëm.
”Dua të përshëndes të gjithë punëtorët e metalurgjisë në Elbasan, ndërmarrjes Kurum. Iu bëj thirrje të ngrihen në revolta, sepse ndëshkimi i tyre për shkak të larjes së duarve nga çdo përgjegjësi e qeverisë së trafikut të helmeve, përmballjes së saj me kompaninë ku ata punojnë, nuk pranohet kurrë që ata të jenë viktimë e këtij qendrimi.
Ndaj edhe i bëj thirrje edhe kompanisë të rishqyrtojë qendrimin e vetë. I bëj thirrje edhe qytetarëve të mbështesin protestën e punëtorëve të ndëshkuar për inate të qeverisë, të cilët nuk kanë asnjë lidhje, asnjë përgjegjësi, asnjë faj pse Edi Rama me ministret e tij bën trafikun e lëndëve toksike dhe bëhet lajm i zi në detra, oqeane dhe të dyfishtë, bën jetën e zyrës dhe jetën e krimit”, tha Berisha.