Kush do jetë gruaja në krye të ONM-së, që do “shkundë” drejtësinë
Në Shqipëri do të mbërrijë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, që ka një rol kyç në procesin e “Vettingut”. Ky operacion do të jetë në drejtimin e Drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian, Genoveva Ruiz-Calavera. Lajmi konfirmohet edhe nga vetë zonja Calavera. “Po, unë do të kem kënaqësinë të drejtoj Operacionin ndërkombëtar të monitorimit, i cili do të asistojë procesin e Vettingut”, u shprej ajo për Vizion Plus.
Genoveva Ruiz-Calavera, ishte në Tiranë gjatë Dhjetorit, ku dhe zhvilloi disa takime për çështjen e reformës në drejtësi dhe procesin e vettingut. Tashmë pritet të hyjë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese në mënyre që të zhbllokohet ligji i vettingut, e me pas, në fillim të muajit shkurt, në Tiranë do të vijnë anëtaret e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Mësohet se anëtaret e ONM-së do te përzgjidhen nga Gjermania, Austria, Holanda e Italia dhe prej kohësh është konfirmuar se pjesë e Operacionit është edhe Reinhard Priebe.
Por kjo është vetëm faza e parë e punës se tyre pasi vëzhguesit ndërkombëtare do të jenë prezentë në çdo hap te skanimit te gjyqtareve e prokuroreve, dhe, sipas ligjit, ata kanë të drejtë të “hetojnë dhe vlerësojnë të gjitha faktet dhe rrethanat e nevojshme për procedurën e rivlerësimit”.
KOHA JONË SONDAZH

