“Kush e solli në Shqipëri kanabisin, Kiço apo Koço?”
Kreu i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima është një nga mbrojtësit publik të tezës së legalizimit të kanabisit. Sipas tij, legalizim do ta heq hashashin nga duart e mafias dhe do të ulë krimet. Ideja e prezantuar prej tij është e hershme që gjatë viteve që ishte në Partinë Socialiste.
Por dje, avokati Spartak Ngjela deklaroi u shpreh se ideja e legalizimit hashashit për qëllime mjekësore është dhe më e vjetër. Ai tha se mbjellja e kanabisit është diskutuar gjatë regjimit komunist, kur babai i tij, Kiço Ngjela ishte pjesë e ekzekutivit. Nisur nga këto qëndrime, gazetari Ylli Dylgjeri shkruan në Facebook: “Pyetja e Ditës: Kush e solli në Shqipëri canabisin Kiço apo Koço? Sipas Avokat Ngjelës e ka sjellë Kiço Ngjela, Sipas Ed Ramës e ka sjellë Koço Kokëdhima”.