Kush është Komisioneri i ri i Zgjerimit në BE
Hungarezi László Trócsányi ka marrë sot detyrën e Komisioneri të ri të Zgjerimit në BE. Ai pason në këtë detyrë austriakun Johannes Hahn.
Detyra e Komisionerit të Zgjerimit lidhet posaçërisht me vendet që pritet të jenë pjesë e Bashkimit Europian dhe paraqet interes edhe për Shqipërinë.
László Trócsányi ka lindur me 6 mars 1956 në Budapest. Ai është një jurist i njohur në Hungari dhe në institucionet e BE. Trócsányi ka shërbyer si diplomat dhe profesor.
Ai është i specializuar për ligjet e BE dhe çështjet kushtetuese. Ka qenë ambasador i Hungarisë në vitet 2000-2004 në Belgjikë, në vitet 2010-2014 ambasador në Francë,
Gjatë viteve 2005-2013 ka mbajtur detyrën e anëtarit të Komisionit të Venecias dhe atë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese të Hungarisë në vitet 2007-2010.
Në vitin 2014 është emërua ministër i Drejtësisë në qeverinë e Viktor Orban në Hungari. Në zgjedhjet e vitit 2019 për Parlamentin Europian u shpallë fitues i listës së partisë Fidesz, që drejtohet nga Viktor Orban.
KOHA JONË SONDAZH

