Kush janë dy prokurorët që hynë në historinë e Shqipërisë për marrjen të pandehur të një ish-kryeministri?

Dy janë prokurorët që kishin kurajon për të marrë të pandehur për herë të parë në historinë e pluralizmit një ish-kryeministër dhe ish-president. Ata janë Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai. Me 501 faqe material të dy firmosen për marrjen të pandehur ish-kryeministrin Berisha. Ndërkohë i pandehuri tha para medias se janë prokurorë politikë, por e verteta mbetet në gjykatën e Posaçme e cila do të vlerësojë përfundimisht për fatin e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit, Berisha.

Sidoqoftë Kraja dhe Millonai hynë në histori si prokurorët e parë që morën të pandehur zyrtarin më të lartë të historisë së Shqipërisë, të pas viteve ’90, Sali Ram Berisha. Arben Kraja është dhe i pari kryetar i SPAK-ut, ai hodhi themelet e këtij institucioni të lartë ndëshkues ndaj politikanëve dhe qeveritarëve të këtij vendi. Ndërkohë sot SPAK-un e drejton Altin Dumani, që po çimenton këtë institucion në penalizimin e kujtdo zyrtari që shkel ligjin.

SHKARKO APP