Kush ka gjobitur kryebashkiakun Erion Veliaj?

Sot kryebashkiaku Veliaj sulmoi një botues mediash, por emrin nuk ja përmendi, ndonëse publiku duhej ta dijë. Kryebashkiaku i Tiranës që inaguroi fillimin e ndërtimit të godinës së re të bashkisë së Tiranës në Bulevardin e ri tha se në këtë bulevard do të vendosen edhe shumë prej institucioneve të tjera shtetërore. “Kam parë disa emisione kohët e fundit, që me të drejtë thonë: ‘Nëse një hapësirë nuk përdoret, sado e bukur qoftë, vandalizohet’. Pra, momentalisht ky Bulevard i Ri, siç është sot, është xhiroja më e madhe dhe më e bukur në Tiranë, por nuk mjafton, se i bie që kemi prodhuar xhiron më të shtrenjtë në Ballkan. Nëse nuk mbushet me jetë dhe nëse biznesi nuk fillon të gravitojë këtej, atëherë nuk do kemi mundësinë as të paguajmë kredinë me të cilën është bërë ky bulevard. Ndaj plani është: Të fillojmë me konkursin e Bashkisë; tashmë kanë mbaruar PDV e Bulevardit, ka mbi 10-12 shprehje interesi për të zhvilluar pronat e tyre ketu. Sigurisht, Shqipëria dhe Tirana është vendi i gjobave të mëdha, këtu të gjithë duan nga 30 kate, por do marrin aq sa është plani. Kështu që, mund të bëjnë çfarë të duan me TV e tyre, por jo tek unë gjobë dhe jo gjobë te Bashkia e Tiranës sa të jem unë”, tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?