“Kush nuk e sjell kartelën e vaksinimit…”, Bashkia e Pukës, e para në Shqipëri që bën të detyrueshëm vaksinimin për administratën

Puka bëhet bashkia e parë në vend që bën të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 për punonjësit e administratës. Kryebashkiaku i Pukës Gjon Gjonaj ka nxjerrë një vendim për administratën shtetërore.

Gjonaj kërkon që punonjësit e administratës të sjellin kartelën e vaksinimit kundër COVID-19, ose në të kundërt duhet të paraqesin rezultatet e tamponit çdo javë.

Gjonaj ka marrë vendim gjithashtu për rikthimin e dezinfektimeve masive në qytet dhe institucione, për shkak të rritjes së numrit të rasteve gjatë ditëve të fundit. “Kush nuk vaksinohet, çdo javë të sjell rezultatet e tamponit. Është koha të respektojmë jetën”, ka deklaruar Gjonaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?