“Kushërinjtë e Saimir Tahirit me nipin e Valentina Leskajt, 4 hektarë hashash në Selenicë”

Një mesazh i publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha në Facebook, zbulon se Habilajt, kushërinj me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri vazhdojnë kultivimin e drogës në jug të vendit. Në bashkëpunim me ta shkruan Berisha është edhe nipi i Valentina Leskajt, aktualisht Drejtor i Kufirit. Gëzim Zhupe vazhdon Berisha paguhet 40 mijë euro për një kuintal drogë të trafikuar, ndërsa 60 punëtorë merren me përpunimin e hashashit në Selenicë.

MESAZHI I PLOTË I PUBLIKUAR NGA BERISHA

Polici dixhital denoncon:

Swiss Digital Desktop Reklama

Saje qorri me tezaket e tij famoze, latifondist i Kanabisit!! sb

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pershendetje doktor, ju bej me dije se artan habilaj e moisi habilaj kusherinjte e sajmir tahirit..ne bashkepunim me robin e Bato Llanaj i cili eshte kusheriri i Gezim Zhupes drejtorit te policise te kufirit ne vlore nga salaria qe esht dhe nipi i deputetes Valentina Leskajt, ne bashkepunim keta persona ne selenice kane te mbjella 4 hektare me hashash dhe mbajne aty ne cadra pa levizur 60 punetore…robi i batos esht vrases person me precedent te rende kriminal..keta persona ne bashkepunim jane autore te nisjes se gomones te kapur me 12 kuintale hashash ne itali…gomonia e kapur esht prone e robit te Batos dhe e Habilajve dhe eshte nisur nga grykederdhja e semanit..hashashi i nisur me gomone esht i gjithi i perpunuar ne selenice ne …me garanci te Gezim Zhupes drejtorit te kufirit…per cdo ngarkese drejtori i kufirit mer 40 mij euro per kuintal..te hetoj prokuroria kete informacion pasi policia mer parate dhe esht pjese e trafikut…”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?