Kushte dhe ambiente optimale për nxënësit, Benet Beci me fokus të veçantë ndaj shkollave

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci po punon që nxënësit të cilët do të nisin së shpejti vitin e ri akademik, të gjejnë ambiente sa më optimale në shkolla.

Teksa ka publikuar disa foto nga puna në terren, Beci shkruan:

Gjatë këtyre ditëve, puna e Drejtorisë Ekonomike Arsimore pranë Bashkisë Shkodër është përqëndruar në shkollat: “Pjeter Gaci”, Shirq, “Martin Camaj”, “Gjergj Laca”, Pentar, “Oso Kuka” “Ndre Mjeda”, “Ndoc Mazi” dhe “Edith Durham”

Në ndërtesat e këtyre shkollave është punuar për lyerjen e klasave dhe tualeteve, janë kryer punime elektrike, hidraulike, riparime të dyerve dhe dritareve, bankave e karrigeve, si dhe riparime të pompave për furnizimin me ujë, pastrimin e oborreve dhe krasitjen e pemëve.

Puna vijon me synim përgatitjen e kushteteve sa më të mira për vitin e ri shkollor që do të nisë pas dy javësh në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare.

J.H

SHKARKO APP