Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD-së për pezullim të ligjit për KLD-në

Në seancën e zhvilluar paradite, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso, tha se ligji i miratuar nga parlamenti në seancën e 31 korrikut i heq të drejtën Presidentit të Republikës që të zgjedhë nënkryetarin e KLD-së.

“Ligji i miratuar nga mazhoranca e përjashton presidentin në zgjedhjen e nënkryetarit të KLD-së dhe shkel nenin kushtetues të barazisë, sipas të cilit, çdo anëtar i KLD-së mund të zgjidhet nënkryetar i këtij institucioni.

Një tjetër moment që lidhet me këtë ligj, i kundërshtuar nga PD, është se miratimi i tij është bërë me procedurë të përshpejtuar, gjë që bie ndesh me Kushtetutën për ligjet me shumicë të cilësuar.

Por, këto argumente u hodhën poshtë nga përfaqësuesi i PS-së në seancën gjyqësore, deputeti Armando Subashi, sipas të cilit, procedura e ndjekur në miratimin e ligjit është në përputhje me rregulloren parlamentare, ndërsa e pranishme në shqyrtimin e ti, ka qënë dhe opozita, tha ai.

“Mazhoranca është e mendimit, sikurse është shprehur dhe Eduard Halimi, kur ka qënë ministër Drejtësie, se nënkryetarin e KLD-së nuk mund ta zgjedhë presidenti. Po ashtu, edhe anëtarët e tjerë nuk mund të jenë në këtë post. Ndaj vetëm tre të zgjedhur nga Kuvendi në KLD, mund të zgjidhen në detyrën e nënkryetarit “, tha Subashi.

SHKARKO APP