Kushtetuesja rrëzon qeverinë: Pronat e lira të kthehen fizikisht dhe të kompensohen me vlerën e tregut
Moskthimi fizik i pronës është një opsion i papranueshëm nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka rrëzuar sot ligjin e Qeverisë për kompensimin e pronave, i cili parashikonte moskthim fizik të pronës për pronarët, por vetëm kompensim me vlerën e saj para shtetëzimit në ’45-ën.
Pasi u analizuan pretendimet e ngritura nga kërkuesit, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Agjensia e Trajtimit të Pronave, Gjykata Kushtetuese vendosi:
“- Pranimin pjesërisht të kërkesës.
– Shfuqizimin si antikushtetues të nenit 6 pika 3 dhe pika 5 të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
– Refuzimin e kërkesës për shfuqizimin e nenit 6 pika 1 shkronja “ b” dhe nenit 7 pika 2 shkronja “a” dhe “b” të ligjit të mësipërm.
– Rrëzimin e kërkesës për pjesën tjetër”- thuhet në vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese.
Pala kërkuese ne kete ceshtje ishin: Presidenti i Republikës, një Grup Deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, jo më pak se 1/5 e anëtarëve të Kuvendit, Avokati i Popullit, Partia Republikane e Shqipërisë, Shoqata “Pronësi me Drejtësi”, Shoqata “Krahina Jonë”, Shoqata “Bregdeti”, Shoqata e Pronarëve Legjitimë “Shqiptarët”.
KOHA JONË SONDAZH

