Kuvend, Patozi: Nuk mundet dot Rama të bëjë reformën në drejtësi duke hapur dosjet e ish-sigurimit pa opozitën
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti demokrat Astrit Patozi gjatë fjalës së tij u ndal tek mosfunksionimi i ligjit të hapjes së dosjeve.
“Po pse nuk funksionon ai ligj që u miratua në prill të vitit të kaluar, që prapë unë e konsideroj një ligj të keq, pasi ne kemi qenë për lustracionin në tërësi, jo vetëm për hapjen e dosjeve.
Do ishte shumë mirë që zbatimi i këtij ligji disa prej këtyre tipave ti hiqte nga qarkullimi.
Disa institucionet që ngrihen nga zbatimi i reformës në drejtësi, filtrohen nga zbatimi i këtij ligji, dhe për këtë arsye ju nxorët nga pluhuri dosjen dhe e risollët në Kuvend në këtë moment këtë ligj. Por ju keni demonstruar se ju nuk e doni procesin e dekomunistizimit. Hapja e dosjeve është një ballafaqim me të shkuarën tonë.
Ju si mazhorancë jeni më nostalgjike dhe më të indoktrinuar nga ajo kohë se sa mund të merret me medn. Rama i etiketoi ballistët si njerëz që hanin pula.
Ju keni marrë përsipër të bëni hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, dhe këtë doni ta bëni pa opozitën. Ju a jeni në vete? Ju kërkoni të hapni dosjet pa ftuar në këtë proces palën kryesore, ish-të përndjekurit, të cilët ju vazhdoni ti trajtoni si armiq.
Kjo është më shumë se shqetësuese si punë, por është indoktrinim direkt.
Ju doni ta bëni pa opozitën këtë, për të mbrojtur krimet e komunizmit për të cilat ju ende nuk keni kërkuar falje. Por kjo është akoma më e frikshme se ju po kërkoni ta bëni këtë që të bëni dhe reformën në drejtësi dhe kjo nuk mund të ndodhë.
Pra, ju sot jeni të zbuluar [para shqiptarëve, para nesh, por edhe para ndërkombëtarëve. E para ju jeni të indoktrinuar, dhe së dyti ju jeni joseriozë në këtë proces”- tha Patozi.
Pas kësaj, shtoi ai, asnjë ish-i përndjekur në Republikën e Shqipërisë nuk mund ta pranojë këtë proces, pasi ju vazhdoni ti fyeni ata. “Por asnjë shqiptar nuk e pranon dot që ju do bëni dekomunistizimin e Shqipërisë. Sepse jeni krejtësisht të indoktrinuar, jo serioz dhe krejtësisht të njëanshëm në këtë proces”- tha Patozi.
KOHA JONË SONDAZH

