Kuvend, Rama: Shpërblimet nuk jane show, por respekt

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot nga seanca parlamentare e Kuvendit se paketa e shperblimeve per kategorite ne nevoje eshte repsket dhe jo show mediatik sic i konsideron opozita.

“Përsa i përket paketës së solidaritetit të fundvitit, më e madhja ndonjëherë.

Nuk kam asnjë cudi që mbështetja më e madhe financiare për pensionistët, familjet në nevojë apo PAK, apo për familjet e përmbytura dhe fermerët juve t’iu duket shoë, nuk cuditem.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para tre vitesh ishim në një grop financiare, sot jemi në kushtet që mund të ndajmë rezultatet e para të reformave me njerëzit dhe sot do ta vulosim duke akorduar shumën më të madhe, 100 mln dollarë për rrogat dhe pensionet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot kemi respektin e shprehur, jo me fjalë por me vepra për pensionistët duke ndarë edhe cfarë kemi arritur edhe cfarë nuk kemi arritur të bëjmë dot deri në këtë fazë.

Kur qeverisnit ju nuk kam dëgjuar të jetë kompensuar një frymë e gjallë pas përmbytjeve, ndërsa ne jemi krenar për kompensimet që kemi bërë dhe do të bëjmë për ata që i kanë kafshët e matrikulluara.

Pensionistët do të marrin 60 mijë lekë për herë të parë në fund të vitit, ju thoni është shoë, le ta gjykojnë shqiptarët.

Edhe familjet në ndihmë ekonomike do të marrin 20 mijë lekë për herë të parë, pas trefishimit të ndihmës.

PAK ju i katandistët në protesta, nuk iu dhatë mundësi të flasin dhe t’i dëgjoni, ata do të marrin 20 mijë lekë.

Për të përmbyturit ju kujtoheni vetëm kur vishni çizme për shoë, ju i ndanit në tanët dhe të atyre, tani do të marrin dëmshpërblimet.

Ata të bregut të Lumit  shiu i gjen të përmbytur nga politika juaj ‘ndërtoi kudo se ndërtimi është bereqet’ ju i cuat ata që ndërtuan në lum.

Jeni unikal në historinë e civlizimeve, që pati mundësinë të drejtonte një komunitet dhe u tha shkoni te lumi, ne do i dëmshpërblejmë” u shpreh Rama.

Pika e 10-të e rendit të ditës është shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi i pr/ligjit të buxhetit dhe i ligjeve te paketës fiskale që e shoqërojne atë. Tre pikat e para janë ligje që lidhen me identifikimin elektronik, nënshkrimin dhe dokumentin elektronik, ndërsa pritet të ratifikohet dhe marrëveshja e garancisë me BERZH-n për planin e ristrukturimit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Për votim është parashikuar Kodi Hekurudhor, i mbartur nga seancat parardhëse, miratimi i të cilit kërkon shumicë të cilësuar prej 84 votash.

Krahas axhendes zyrtare, debatet ne parlament si zakonisht pritet te fokusohen tek aktualiteti politik ne vend, qe ze dhe pjesen me te madhe te diskutimeve ne séance

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?