Kuvendi anuloi mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Alibeaj: Nuk është veç Alqi Bllako, por edhe qeveria e PS
Anulimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve për Alqi Bllakon, i cili dorëzoi vetë mandatin për të nsiur një betejë ligjore me Drejtësinë, PD-ja e ka konsideruar si anti-Kushtetuese. Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelej Alibeaj, thotë se Kuvendi po bëhet pengesë për drejtësinë.
Deklarata e plotë
SPAK ka kërkuar me shpresë ”heqjen e imunitetit” për Bllakon. SPAK më datë 29 mars këtë kërkesë për dhënie autorizimi për arrestimin e Bllakos. Kjo është një kërkesë Brenda kornizës procedurale, pas kësaj kërkesë ka pasur, nga kryetarja e Kuvendit për mbledhjen e Këshillit, sot ora 18:00, në mënyrë të habitshme, edhe për ne deputetët, anëtarë të Këshillit të Mandateve, në e-mail, erdhi një njoftim, sipas së cilit Kuvendi në mënyrën më anti- ligjore, u vendon anulimi i mbledhjes.
E çuditshme, në shkelje të Kushtetutës e rregullore. Është Këshilli që vendos dhënien e autorizimit, ose jo, pra heqjen e imunitetit ose jo. Pa këtë përgjigje ka një mungesë, një mangësi.
Nuk ishte e habitshme fakti që do anulohej mbledhja e Këshillit, duke iu bërë pengesë drejtësisë, se gelët pa përgjigje kërkesa e SPAK, është e drejta e tij që të japë dorëheqjen, por kjo nuk ndikon në detyrimin që kanë deputetët për t’u shprehur për kërkesën e SPAK. 5 deputetë të opozitës është paraqitur një kërkesë e protokolluar, që ka këtë objekt kërkesë për thirrjen e Këshillit të mandateve.