Kuvendi diskuton Kodin Hekurudhor, Dogjani: Si mund të flasim sot për Kodin kur në vend s’ka hekurudha

‘Kodi Hekurudhor’ është i vetmi projektligj i parashikuar për diskutim në seancën e sotme plenare.

Por për demokratët është i pakuptimtë të flitet në Kuvend për një Kod të Hekurudhave, në një kohë që në vend nuk ekzistojnë hekurudhat.

“Në momentin që u hap seanca nuk kishte asnjë përfaqësues i Ministrisë për ta mbrojtur këtë projektligj për kodin hekurudhor, ashtu sikur nuk shoh Ministrin e linjës për ta mbrojtur këtë. Unë dua të pyes a ka hekurudha në Shqipëri që ne bëjmë një kod hekurudhor? Me sa di unë nuk ka asnjë hekurudhë dhe mendoj se do të ishte më mirë të ndërtonim njëherë hekurudhat dhe pastaj të bënim kod hekurudhor.

Swiss Digital Desktop Reklama

E dyta, sa janë në funksion këtë hekurudha që kanë qenë prej vitesh, a është investuar në to dhe sa është numri i udhëtarëve që lëvizin në këto hekurudha sepse dihet që kostoja e transportit për qytetarët që lëvizin nga një qytet në tjetër është shumë e madhe me mjete të tjera të transportit publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çfarë ka në plan qeveria për të ndërtuar dhe përmirësuar rrjetin hekurudhor për tu ardhur në ndihmë qytetarëve?

Do t’ju sugjeroja që sot të mos merremi fare me kodin pasi nuk ia vlen të diskutojmë për një kod kur nuk kemi hekurudha”- u shpreh deputeti demokrat Asllan Dogjani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?