Kuvendi diskuton pr/ligje në fushën e mjedisit dhe sigurinë në punë

Relatori i këtij projekti, deputeti i PS-së, Besnik Bare, tha se qëllimi i tij është të përmirësojë shëndetin publik dhe të sigurojë një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit, duke përmirësuar cilësinë e ajrit. Kjo do të realizohej përmes integrimit të çështjes së mbrojtjes së ajrit në politika të tjera, si dhe përcaktimit të kërkesave për pakësimin e shkarkimeve të ndotësve.
Një pikë e rëndësishme e seancës së sotme është dhe interpelanca me kryeministrin Edi Rama, e kërkuar nga   deputeti i PBDNJ-së, Vangjel Dule, lidhur me situatën e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve si dhe politikat e qeverisë në kuadër të proceseve të integrimit.
Gjithashtu, deputetët pritet të miratojnë sot dhe projektvendimin lidhur me procedurën paraprake për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, si dhe zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Pas leximit të rendit të ditës, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, njoftoi deputetët se gjatë seancës së sotme do të zhvillohet akti i betimit të deputetes së re të Partisë Socialiste, Mira Shehu, e cila zëvendëson në parlament Luiza Xhuvanin, deputeten e dorëhequr nga detyra rreth një muaj më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?