Kuvendi mbyll mandatin 4-vjeçar, Hasimja: PD protagoniste me luftën e brendshme, ja çfarë duhet të ndryshojë opozita

Politologu Ermal Hasimja, bën një analizë të detajuar mbi legjislaturën që përfundoi zyrtarisht mandatin e saj. Sipas tij, ngjarja më dominuese e katër viteve të fundit ka qenë kriza e brendshme e Partisë Demokratike, e cila ka ndikuar drejtpërdrejt te elektorati dhe dinamika politike në vend.

”Protagoniste e viteve të fundit ka qenë PD me luftën e saj civile. Ky ka qenë elementi kryesor dramatik në mandatin që lamë pas”,-deklaroi Hasimja. Ai u ndal edhe te ndikimi i kodit zgjedhor, i cili sipas tij ka fuqizuar rolin e liderëve në parti, duke krijuar udhëheqësi autoritare dhe duke dëmtuar mekanizmat demokratikë të brendshëm.

Sa i përket strukturës së Parlamentit, Hasimja theksoi se një sistem me dy dhoma nuk është i nevojshëm për një vend të vogël si Shqipëria. ”Një qytetar i Tropojës nuk ndryshon shumë nga një i Sarandës në problematika. Nuk ka arsye për një parlament me dy dhoma”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke komentuar situatën e opozitës, politologu kritikoi mungesën e besueshmërisë së saj dhe bashkëpunimin e heshtur me mazhorancën për të penguar futjen e partive të reja në skenën politike. ”Deputetët e rinj e kanë ditur shumë mirë ku po hyjnë. Do të habitesha nëse ndonjëri do të largohej duke thënë që ka qenë naiv. Kjo nuk ndodh”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?