Kuvendi mbyll veprimtarinë e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi

Kuvendi pritet të zyrtarizojë nesër mbylljen e veprimtarisë dyvjeçare të Komisionit të Posaçëm të Reformës në sistemin e drejtësisë.

I ngritur me një vendim të Kuvendit më 27 nëntor 2014, komisioni rezulton se e ka përmbushur funksionin e tij me miratimin e ndryshimeve kushtetuese në muajin korrik dhe më pas me miratimin e 7 ligjeve në muajin tetor, pjesë e paketës mbështetëse për zbatimin e reformës në drejtësi.

Propozimi për përmbylljen e veprimtarisë së komisionit vjen nga anëtarët e tij, të cilët gjykojnë se vijimësia e procesit, që lidhet me diskutimin dhe miratimin e 27 ligjeve të reja, për funksionimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë, do të jetë një procedurë që do i kalojë komisionit të Ligjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reforma në drejtësi, e vlerësuar si më e rëndësishmja pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri, angazhoi përgjatë dy viteve me qindra ekspertë vendas dhe të huaj, duke veçuar angazhimin maksimal të ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së, për kurorëzimin e këtij procesi, që pritet të çojë thuajse në përmbysjen e plotë të sistemit aktual të drejtësisë në Shqipëri./ata/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?