Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kuvendi rrëzoi vendimin për mandatin e Xhaçkës, Blushi: Shkelje e dhunshme e Kushtetutës

Politikë E shtunë, 14 Shtator 2024 15:34
Kuvendi rrëzoi vendimin për mandatin e Xhaçkës, Blushi: Shkelje e dhunshme e Kushtetutës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vendimi i Gjykatës lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës është hedhur poshtë dhe kjo është shkelje e dhunshme e Kushtetutës, kështu e cilëson sekretari i përgjithshëm i PL, Tedi Blushi. Në një deklaratë ai shkruan se kjo është e padrejtë teksa fajin ia hedh kryeministrit lidhur me situatën, e cila është e gjitha në saj të Xhakës dhe mbrojtjes që po i bëhet asaj. “Shkelja e dhunshme e Kushtetutës nga Edi Rama dhe deputetët bedelë të “Rilindjes” për të mbrojtur me çdo kusht interesat korruptive dhe mafioze të Olta Xhaçkës që prevaluan mbi autoritetin e Gjykatës Kushtetuese është konfirmimi se në Shqipëri mafia e ka tashmë shtetin e vet, përfshi edhe drejtësinë e kapur për fyti që po i garanton pandëshkueshmërinë, imunitetin politik dhe goditjen e kundërshtarëve politikë sipas agjendës dhe interesave elektorale të Kryeministrit”.

Deklarata e plotë e Tedi Blushit

Vendimi i Kuvendit për të hedhur poshtë për herë të tretë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Olta Xhaçkën është konfirmim i asgjësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të vetë Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, është prova e asgjësimit të Kuvendit dhe shtetit të së drejtës.

Shkelja e dhunshme e Kushtetutës nga Edi Rama dhe deputetët bedelë të “Rilindjes” për të mbrojtur me çdo kusht interesat korruptive dhe mafioze të Olta Xhaçkës që prevaluan mbi autoritetin e Gjykatës Kushtetuese është konfirmimi se në Shqipëri mafia e ka tashmë shtetin e vet, përfshi edhe drejtësinë e kapur për fyti që po i garanton pandëshkueshmërinë, imunitetin politik dhe goditjen e kundërshtarëve politikë sipas agjendës dhe interesave elektorale të Kryeministrit.

Ky puç shumë i rëndë kushtetues i ndërrmarë nga mafia qeveritare dhe i diktuar nga interesat e parave të pista të narkotrafikut dhe trafiqeve të çdo lloji, është akti final i rënies “de jure” dhe “de facto” të shtetit. Siç me të drejtë konstatoi së fundmi edhe prestigjozja gjermane “Der Spiegel”, si më herët RAI 3, Bild dhe “The Times”, sot Shqipëria është një autokraci e dominuar nga paratë e drogës dhe mafia, që vetëm SPAK-u nuk e sheh.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mbyllja e syve para provave ulëritëse të korrupsionit skozfrenik dhe inkriminimit në nivele të larta, me të vetmin qëllim që të mos ndëshkohet Edi Rama dhe Erion Veliaj, të cilët i kanë kthyer zyrat e shtetit në strofulla të krimit të organizuar, të mafias ndërkombëtare, të Sinaloas, Ndranghetas dhe karteleve më të rrezikshme të trafikut të drogës, provon se SPAK është një organizatë kriminale në duart e Edi Ramës dhe mafias ndërkombëtare, që kërkon të shuajë sovranitetin e popullit shqiptar dhe të Republikës së Shqipërisë.

Në kushtet kur mafia ka kapur shtetin, ka asgjësuar Kushtetutën dhe ku drejtësia politike e SPAK-ut nuk bën gjë tjetër vetëm garanton pandëshkueshmërinë e Edi Ramës ndërkohë që izolon pa prova liderin e Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisa dhe shantazhon drejtuesit e opozitës, çdo veprim qytetar kundër mafias në pushtet është legjitim. Përshkallëzimi i aksionit opozitar në të gjitha frontet, mbështetja dhe nxitja e protestave kombëtare me qëllim rrëzimin e Narkoshtetit është mision kombëtar dhe Partia e Lirisë është e vendosur për t’i prirë kësaj beteje me çdo çmim në mbrojtje të demokracisë, pluralizmit politik dhe dinjitetit njerëzor, të lirisë dhe sovranitetit të Shqipërisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Tedi Blushi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 30 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 31 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.