Kuvendi shpall vakancën për 10 anëtarë të KLGJ dhe KLP
Katër ditë pasi çeli garën, Kuvendi i Shqipërisë shpalli sot dhe vakancën për 10 anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).
Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në nenet 20 dhe 276, pika 8, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, shpall vendet vakante për:
-2 anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e avokatëve
-2 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve
-1 anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e anëtarëve të organizatave të shoqërisë civile
-1 anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e anëtarëve të organizatave të shoqërisë civile
-2 anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës
-2 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës
Në njoftimin për shpalljen e vakancës, Kuvendi rendit dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që paraqesin interes.
Ligji në fjalë parashikon një ndryshim thelbësor të rolit të organit që qeveris gjyqësorin, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i emërtuar rishtazi si Këshilli i Lartë Gjyqësor. Ndryshimet kryesore në funksionimin e këtij institucioni kanë të bëjnë me numrin e anëtarëve, nga 15 që është aktualisht në 11; me procedurën e zgjedhjes së tyre, etj.
Partia Demokratike ka ankimuar më 21 dhjetor në Gjykatë Kushtetuese Ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe konkretisht kapitujt ku parashikohet ngritja e KLGJ-së dhe e KLP-së, duke argumentuar se përzgjedhja e anëtarëve të dy institucioneve është antikushtetuese.
Njoftim Për Shpalljen e Vendeve Vakante Për Anëtarë Të KLGJ-së Dhe KLP-së by Anonymous pPe9isQYcS on Scribd
KOHA JONË SONDAZH

