Kuvendi shpërfilli vendimin e Gjykatës Kushtetuese/ Xhixho: Boll me dhunën dhe arrestimet e qytetarëve që protestojnë
Lëvizja Socialiste për Integrim, dënon shpërfilljen që Kuvendi i SHqipërisë po i bën vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sa i takon protestave. Nënkryetarja dhe deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho në një deklaratë nga Kuvendi, tha se po veprohet në shkelje ligjore, dhe se janë arrestuar padrejtësisht protestuesit, pasi në bazë të vendimit të Kushtetueses nuk ka më grumbullime të paligjshme. Ajo i bëri thirrje Kuvendit të reflektojë menjëherë ndryshimet në Kodin Penal.
Deklarata e plotë e nënkryetares së LSI, Erisa Xhixho nga zyrat e Kuvendit
Përshëndetje,
Jemi në këtë komunikim për të informuar se deputetët e LSI kanë marrë një iniciativë ligjore që vjen si detyrim, i cili duhet të ishte përmbushur nga Kuvendi i Shqipërisë në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetutese të datës 4.05.2021 për plotësimin e normës ligjore neni 262 I Kodit Penal. Qindra qytetarë, që kanë protestuar përgjatë ditëve të fundit, po vuajnë padrejtësisht pasojat në qindra e qindra arrestime ne shkelje të te drejtave dhe lirive te njeriut.
Gjykata Kushtetuese e ka marrë këtë vendim në datë 04.05.2021
Duke përllogaritur afatin që i është lënë nga Gjykata Kushtetuese, Kuvendit të Shqipërisë, rezulton se brenda datës 02.12.2021, Kuvendi i Shqipërisë, duhet të kishte miratuar rregullat e reja ligjore, për të mos krijuar kështu asnjë vakum/boshllëk ligjor në legjiclacionin penal, pasi nga mungesa e trajtimit ligjor të kësaj situate, pasiguria juridike bëhet edhe më e thellë.
Tashmë kanë kaluar edhe më shumë se 3 (tre) muaj të tjerë që Kuvendi i Shqipërisë, është një një gjendje antikushtetushmërie, dhe në shkelje të urdhërimeve të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke mos marrë asnjë masë për zbatimin e tij. Në këtë mënyrë rezulton se Kuvendi i Shqipërisë ka shkelur nenin 132 të Kushtetutës, duke moszbatuar dhe duke mos marrë asnjë masë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Neni 262 Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme
(shtuar paragrafi i tretë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; nr. 9, datë 26.2.2016; shfuqizuar shprehje në paragrafin e parë me vendimin e Gjykstës Kushtetuese nr. 24, datë 4.5.2021)
Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. ….”
Ky është teksti zyrtar në fuqi sot i publikuar, që çdo institucion publik i referohet .
Nëse lexohet me vëmëndje, dispozita duket sikur ndëshkon penalisht çdo individ që organizon grumbullime, tubime e manifestime, në sheshe dhe vende të kalimit publik, pasi nuk ekziston asnjë kusht që duhet plotësuar, mospërmbushja e të cilit sjellë më pas ndëshkimin penal.
Pra Kuvendi i Shqipërisë, duke mospërmbushur detyrat që Gjykata Kushtetuese i ka lënë, ka krijuar një terren absurd, që norma penale sot të paraqitet me një formulim të atillë, që jo vetëm shton edhe më tepër pasigurinë juridike, por e bën të gjithë dispozitën antikushtetuese, në një gjendje antikushtetushmërie edhe më të rëndë. Kjo sepse, sipas përmbajtjes që kjo dispozitë ka aktualisht, është i ndëshkueshëm me gjobë ose me burgim, çdo shtetas që organizon apo merr pjesë në organizimin e grumbullimeve dhe manifestimeve në sheshe publike.
Propozimi LSI ne zbatim te vendimit te Gjykates Kushtetuese per nenin 262 Kodi Penal: “Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa njoftuar me shkrim organin kompetent sipas procedurave të parashikuar në ligj, apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara prej tyre në njoftimin me shkrim drejtuar organit kompetent, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj”.
Kjo situatë e patrajtuar nga Kuvendi me plotësimin ligjor që urdhërohet nga Gjykata Kushtetuese, jo vetëm që ka krijuar një situatë të pasigurtë juridike shumë herë më të lartë, por dhe ka favorizuar në mënyrë indirekte organet e policisë që të kryejnë arrestime në masë, dhe duke u justifikuar se këtë na e thotë Kodi Penal, në nenin 262 të tij, se kush organizon manifestime ndëshkohet.
Ndërkohë, që pasi qytetarët janë ndaluar nga Policia e Shtetit, dhe kanë kaluar ditë në dhomat e ndalimeve policore, kanë dalë më pas përpara gjykatave, të cilat sic dhe është bërë publike, ka shqyrtuar çështjet respektive dhe duke u gjendur përpara kësaj situate absude ligjore, në zbatim edhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kanë bërë vlerësimin e tyre, duke i liruar qytetarët e ndaluar.
Është pra e patolerueshme zgjatja e metejshme dhe zvarritja nga Kuvendi i kësaj çështje. Është detyrë e Kuvendit të Shqipërisë, që pa asnjë vonesë të reflektojë në respekt dhe zbatim të Vendimit te Gjykatës Kushtetutese duke bërë reflektimin e duhur në Kodin Penal në nenin 262, paragrafi i parë në të cilën është tashmë shfuqizuar shprehja “pa marrë me parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të vecanta..”.
Ndaj me përgjegjësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, propozojmë këtë ndërhyrje në Kodin Penal, që përmbush këtë detyrim, që buron nga Vendimi i Gjykates Kushtetuese dhe që duhej reflektuar nga Kuvendi prej shumë kohësh më parë. Qe mos kete me arrestime te paligjshme , dhune ndaj qytetareve qe ushtrojne te drejten e tyre te protestes qe ja jep Kushtetuta e Republikes se Shqiperise. Mos dhunohen dhe arrestohen grate, vajzat, qyetatret qe ushtrojne te drejten e tyre te protestes. Mos abuzoje me policia e shtetit me kete vakum ligjor duke arrestuar dhe dhunuar qytetaret qe protestojne ne menyre paqesore per te drejtat e tyre.