Kuvendi voton me 96 vota, Altin Binaj zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese

Altin Binaj është anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese. Kandidatura e tij, e dërguar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në Kuvend, mori 96 vota pro, ndërsa 11 deputetë kanë abstenuar e 4 kanë votuar kundër.

Binaj bëhet kështu anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese. Bërja funksionale e saj është një nga kushtet e vendosura nga Brukseli për t’u ulur në tryezën e bisedimeve për anëtarësim dhe ambasadorët në Tiranë prej kohësh kanë ushtruar presion pozitiv për ta përmbyllur këtë proces.

Tashmë Kushtetuesja bëhet me 5 anëtarë nga 9 që duhet të ketë në kushte normale. Për të qenë funksionale duhet të ketë së paku 6 gjyqtarë në detyrë.

SHKARKO APP