Ky është 41 vjeçari që ndërroi jetë pasi e përplasi betonierja

Aksident i rëndë sot te rruga pranë TEG.

Erald Qafa (Totilla) është emri i 41-vjeçarit, i cili u aksidentua për vdekje teksa po lëvizte me motor në zonën pranë TEG-ut në Tiranë. 41-vjeçari u përplas nga një betoniere dhe mbeti i plagosur rëndë. Edhe pse u transportua në spital ai nuk mundi dot t’i shpëtonte plagëve të marra, ku dhe ndërroi jetë. Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit shkruan lapsi.al.

Njoftimi policisë

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç, ju informojmë se: Si pasojë shtetasi E. T., drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?