FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“La Repubblica” shkruan për kampin e emigrantëve në Gjadër: Kontigjenti italian më 20 gusht në Shqipëri

E përditshmja italiane “La Repubblica” zbulon se dorëzimi i përfundimtar i kampit do të bëhet më 1 shtator, ndërsa më 20 gusht bëhet testimi nga inxhinierët ushtarakë italianë. Kontingjenti italian që do të menaxhojë dy qendrat mbërrin pas dy javësh.

Ndonëse hapja e kampit në Gjadër ishte parashikuar të ndodhte në fillim të muajit gusht, La Repubblica raporton se hapja e kampit do të bëhet e mundur në fund të këtij muaji dhe në fillim të shtatorit, pavarësisht deklaratave të kryeministres Meloni në prani të homologut të saj, Edi Rama.

Mes të tjerash media italiane ka publikuar edhe një dokument mbi trajnimin që u është bërë personave që do të menaxhojnë kampin prej 20 vendesh për emigrantët në Gjadër. Në këtë rregullore përcaktohet edhe mënyra se si do të vishen punonjësit dhe deri te pirja e kafesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?