Laboratori i drogës në Fier. Berisha: Ishte fabrika e miellit numër dy pas Xibrakës
Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar operacionin e policisë, SPAK e BKH që zbuluan një laborator kokainë në Frakull të Fierit.
Sipas Berishës, “ajo ishte fabrikë e miellit numër dy pas Xibrakës”.
“A ishin apo jo të njëjtit kolumbainë? Se ishin alkimistë super specialistë kokaine që shkrinin rrobat e dinin ta nxirrnin e ta ndanin kokainën.
Shkuan nga Xibraka në Frakull.
Ajo zonë aty është pika e mjaltit e Edi Ramën në radhë të parë. Ju i keni parë fotot pasionante me drejtorin e burimeve njerëzore të OST që i kishte dorëzuar vilën partisë për laborator, për fabrikë mielli të bardhë.
Aty nuk është vetëm Edi Rama i përmendur, janë dhe të tjerë, Reban Jaupi, Spiropali që përmenden nga qytetari digjital.
Por këto janë për t’u verifikuar.
Çervenaku është një Zoto apo Mërtir, në sipërmarrjen e kokainës të qeverisë. Si ishin këta për djegësat, Viktor Çervenaku është një nëpunës në ndërmarrjen e qeverisë.
E shtronte me të drejtë një qytetar digjital pyetjen se “si ka mundësi që ku shkon Taulant Balla ndërtohen fabrika mielli”. Atëherë t’i përgjgjet drejtësia se unë s’kam, lidhjet e tij i kam denoncuar në mënyrë të përsëritur por dhe qytetari digjital të drejtë e kishte pyetjen“, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

