Atentati ku mbeti i plagosur prokurori, gjendet i braktisur mjeti i autorëve
Pak orë pas atentatit ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj, shoferi dhe shoku i tij, policia ka gjetur mjetin e autorëve.
Mësohet se mjeti është gjetur ne rrugën dytësore që lidh Shkozetin me Fushë-Krujen, në rrugën për Ishëm.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se policia dyshon që mjeti i përket autorëve.
Mes të tjerash mësohet se brenda mjetit u gjetën 2 kallashnikovë, të cilët thuhet se janë përdorur në sulmin ndaj mjetit tip ‘Benz’ AA 333 ZD pasditen e sotme në mbikalimin e Shkozetit në Durrës.
Policia ka siguruar zonen dhe do beje këqyrje te mjetit neserne, me drite natyrale.
KOHA JONË SONDAZH

