LAJM i FUNDIT/ KQZ u heq mandatet Selamit, Tahirit e Rroshit

KQZ i heq mandatet dy deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri si dhe të kryetarit te bashkisë se kavajes, Elvis Rroshi.

Në orën 13: 29 Komisoni Qëndror i Zgjedhjeve  u tërhoq për vendim, dhe para pak castesh njoftoi vendimin.

Më parë gjate mbledhjes duke marrë fjalën Osmanaj tha se ishte dakord me vendimin e prokurorisë dhe kërkoi ndalimin e mandatit përjetë për Rroshin.  Per deputetin Shkëlqim Selami, për 10 vjet e ka të ndaluar të jetë funksionar publik. Për Dashamir Tahirin fusha e ndalimit është  5 vjet dhe 9 muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Biba: Të tre subjeketet janë të parashikuara nga ligji për dekriminalizimin

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë kryetari i KQZ-së edhe pse kishte rezerva për prokurorinë, duke i kujtuar se ajo dhe vetëm ajo mban përgjegjësi për të dhënat tha se të tre subjektet janë të parashikuara në ligjin e dekriminalizimit.

Biba:  Në këtë detyrë KQZ nuk i ka kapacitetet, është prokuroria që merr përgjjegjësinë e gjetjeve që i ofron KQZ. Do të doja që prokuroria ta kishte bërë më saktë verifikimin. A mund të bëjmë ne më katolikun sesa Papa dhe të themi që gjetjet janë të papranueshme.

Unë nuk mund ti vë në dyshim gjetjet në thelb të prokurorisë nuk i kam kapacitet për fat të mirë nuk mbajmë përgjegësi. përgjegjësia it akon prokurorisë

Të tre subjeketet janë të parashikuara nga ligji për dekriminalizimin dhe do nënkuptojë dhe pasojat përkatëse

Për anëtaren Vera Shtjefni:  Tahiri nuk ndodhet në kushtet e ndërprerjes së mandatit për shkak të rehabilitimit.

Osmanaj dakord me ndalimin e mandatit perjete per Rroshin

Anëtari Hysen Osmanaj është shprehur dakord me vendimin e prokurorisë së Përgjithshme për kryetarin e bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi por dhe për Selamin dghe Tahirin

“Periudha e ndalimit është për jetë për Rroshin dhe unë mbështes konkluzionin e Prokurorisë.  Per deputetin Shkëlqim Selami, për 10 vjet e ka të ndaluar të jetë funksionar publik. Për Dashamir Tahirin fusha e ndalimit është  5 vjet dhe 9 muaj. Mbështes vendimi e prokurorisë.

Prokuroria i ka përcjellë një ditë më parë informacionin që kërkoi, ndërkohë që organ ii akuzës ka kërkuar heqjen e mandateve për shkak të shkeljes së ligjit të dekriminalizimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi  organit të  akuzës  që   t’i vinte në dispozicion  numrin dhe datat e vendimeve përkatëseve të gjykatëve për kryetarin e bashkisë se Kavajës, Elvis Rroshi dhe dy  deputetet Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri.

Burime nga prokuroria thanë se bëhet fjalë për dokumenta që KQZ  aktualisht i ka, por thjesht i janë ridërguar gjatë dites se martë.

Sipas ligjit, KQZ ka afat 10 dite, pra deri me 30 dhjetor për të marrë një vendim ne lidhje me mandatet e funksionareve.

Nëse KQZ nuk e bën këtë, atëherë parlamenti mund t’ia heqë këtë të drejte dhe t’ia kalojë Gjykatës Kushtetuese.

Pjese nga debati i sotem ne KQZ

Denar Biba: U vume në dijeni nga Prokuroria e Përgjithshme me informacionin shtesë që kërkuam ne për dy deputetët dhe kryetarin e Bashkisë Kavajë. Nuk është materiali më i mirë i mundshëm, por përgjigja ka ardhur

Avokati i Dashamir Tahirit, Fatmir Braka: Është një info i ri çka do të thotë se ka gjykim të ri.

Denar Biba: Nuk kemi material të ri, pak ka ndryshuar, janë bërë saktësime. Prokuroria i qëndron atyre që kishte parashtruar në fillim për 3 subjektet

Avokati i Tahirit: Prokuroria ka thelluar gabimin e saj. Informacioni është i pasaktë dhe i paplotë.

Avokati i Elvis Rroshit, Theodhori Sollaku: Për Elvis Rroshin nuk ka asnjë datë të një vendimi gjykate. Eshtë momenti të reflektoni me vendimarrjen pasi nuk ka vendim gjyqësor pas asnjë datë. Ne u kemi paraqitur dëshmine e penalitetit nga pala italiane

Avokati i Shkëlqim Selamit, Genci Çifligu: Kemi vendimet e organeve të drejtësisë

Klement Zguri: Nëse nuk ka moral dhe një marrëveshje do ikin disa dhe vijnë të tjerët. Hipokrizi e politikës, pasi kush i ndalon udhëheqësit të vënë në poste të inkriminuarit. Klasa politike i mbështet të inkriminuarit vetë. Për rastet konkrete do shprehem me vendimarrje

Denar Biba: E gatuajne vetë ata të politikës e na kërkojnë ne ta lajmë këtu. Shpresojmë që rast pas rasti të filtrohen elemente të tillë nga institucionet qendrore të mos ketë me persona të tille.

Gezim Veleshnja: Duhet të jemi zbatues rigoroz të ligjit. Propozoj që debatin për vendimarrje ta bëjmë jashtë kësaj sallë.

Osmanaj: Për Shkëlqim Selamin, prokuroria e ka përcaktuar tamam fushën e veprimit. Aktualisht ato për 10 vjet e ka të ndalur të jetë funksionar. Për Dashamir Tahirin përsëri nga gjetjet e Prokurorisë është në fushën e ndalimit që parashikohet në ligj.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?