Lajmëron ARRSH: Kujdes në Theth e Bogë pasi po bien orteqe bore!
Aktualitet Politikë E Diel, 20 Shkurt 2022 12:03
Autoritetet lajmërojnë turistët dhe banorët e zonës së Thethit që të jenë të kujdesshëm pasi po bien orteqe në atë zonë, bile në disa raste edhe në rrugën automobilistike që të çon në Theth.
“Në Bogë-Theth vijojnë të bien ortekë të cilët bllokojnë qarkullimin dhe vështirësojnë punën për pastrimin.
Po punohet 24/7 me mjete e punëtorë për ta mbajtur të hapur këtë aks.
Bogë-Qafë Thore qarkullimi kryhet pa problem“, thuhet në njoftimin e ARRSH.
KOHA JONË SONDAZH

