Laknas/ Banorët përplasen me policinë, një grua humb ndjenjat

Në ”Plepat e Brukës” në Laknas, një firmë private e shoqëruar me polici private dhe me policinë e shtetit, ka shkuar për të prerë pyjet. Nga përplasja e policisë me banorët, një zonjë ka humbur ndjenjat, ndërkohë që fëmijët po qajnë dhe protestojnë kundër ndërtimt të thertores dhe shkatërrimit të pyllëzimit.

”Ne jemi në vend tonë e kemi mbrojtur pyllin nga 50 vjet këto vijnë me na bo stalla derrash. Nuk do ti pranojmë, të ikin ku të duan. Pronari nuk vjen vetë, sjell klysht e vet. Vendin do ta mbrojmë me gjak. Këtu na kanë thënë është park. Pse vini dhe bëni stallë derrash dhe stallë lotësh. Ne si shtet nuk na ka vënë kush dorë. Ai e ka shkruajtu zallishte, jo pyll. Ne nuk na ka pyetur kush. Këto kanë marrë lekët vetë, si polici si bashki. I kam të gjithë në rajon. Po vuajmë me fëmijët po vijnë të na kërcënojnë. Ne e mbrojmë vetë”.

Sa i përket thertores, banorët thonë se kjo qeveri ka miratuar një ligj që nuk mund të ndërtohet një thertore pranë zonave të banuara, aq më keq akoma, 20 metra larg shtëpive.

SHKARKO APP