Lapaj humb mandatin, KAS shpall fituese një tjetër kandidate

Nuk ka qetësi në mandatin e vetëm që Nisma ”Shqipëria Bëhet” fitoi në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve u shqyrtua ankimimi ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i dha mandatin e fituar në qarkun Tiranë vajzës së tezes së Adriatik Lapajt.

Por KAS mendon ndryshe dhe vendosi të shpallë fituese Ana Lajkun. Relator i çështjes ishte Elvis Çefa. Përfaqësuesit e “Shqipëria Bëhet” kërkuan njohjen e dorëheqjeve në 11 maj, ndërsa anëtari i KAS, Ilir Rusmaili, i pyeti nëse e quajnë këtë gjë pabesi, pasi dorëheqjet u bënë pas procesit të votimit.

KQZ vendosi që mandatin në koalicionin e Nismës Shqipëria Bëhet ta marrë Kleana Xhuveli. Kandidatja e listës së mbyllur Kleana Xhuveli, e renditur e katërta, revokoi dorëheqjen dhe kërkoi të merrte mandatin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kërkesën e tij, Lapaj pretendon se mandati i takon listës së hapur, duke kujtuar se kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqjen nga kandidimi më datë 11 maj. Ai kërkon të mos pranohen revokimet nga dorëheqja të kandidatëve nga lista e mbyllur, përfshirë Kleana Xhuvelin.

Swiss Digital Mobile Reklama
KQZ - Mbledhja e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, datë 30.07.2025

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?