Lapaj: Ne fituam një mandat me 64 mijë vota, kurse PS me 7 mijë. Fitore nëse do të ishte çarë sistemi

Adriatik Lapaj thotë se ata fituan një mandat me 64 mijë vota, ndërsa PS-ja ka marrë mandat me 7 mijë vota në Vlorë. Sakaq ai i bëri thirrje spektrit opozitar që të bashkohen për të ndryshuar Kodin Zgjedhor. Lapaj nënvizon se fitore do të ishte nëse do të ishte çarë sistemi.

”Zgjedhjet nuk ishin fitore. Fitore do ishte nëse do ishte çarë sistemi. Fitore do ishte nëse do shkonim në zgjedhje të parakohshme. Ne kemi kërkuar rinumërim të çdo kutie dhe verifikim të vulave. Hapën një kuti në Vlorë, sa për të na hedhur hi syve. Procesi dyshojmë se ka qenë i manipuluar. Ne duam t’i shkojmë ligjit deri në fund. Ligji thotë se fletët duhet të shikohen në kamera në të dyja anët. Janë bërë abuzime në Vlorë e në Fier. Ne kemi dalë të tretët nga gjitha partitë.

Ne kemi bërë fushatë edhe në qarqe, ku e kishim të vështirë si në Dibër, Kukës etj dhe e kemi bërë këtë, për të thënë se sistemi zgjedhor nuk është i drejtë. Ne fituam një mandat me 64 mijë vota, ndërsa PS në Vlorë ka fituar një mandat me 7 mijë vota. PS ka marrë 10 mandate plus nga formula e ky është gabim fatal i PD-së, e duhet të kërkojnë falje dhe duhet një bashkim opozitar, që të ndryshohet sistemi zgjedhor. Qeveria ka me vete biznesin, ka krimin, administratën e shtetit. Populli shqiptar duhet të kërkojë ndryshimin e sistemit zgjedhor”, tha Lapaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?