Largimi i dy deputetëve të PD, Ilir Meta reagon për situatën brenda selisë blu

Kryetari i Partisë së Lirisë, ka komentuar largimet e dy deputetëve të PD, Grida Dumës dhe Alfred Rushajt.

Meta tha se këto janë vendime individuale që duhen respektuar, ndërsa theksoi së vëmendja kryesore nuk është tek parlamenti, por tek protesta e 12 nëntorit.

“Çdo akt individual është i respektuar dhe nuk më takon mua të jap komente për dorëheqje te tyre që në çdo rast duhet të respektohen. Ajo që ju them me siguri është që parlamenti i 25 prillit është i deformuar. Është një hap para parlamentit të “kërpëratave”, por është larg të qenit një parlament funksional, një parlament që kontrollon qeverinë, që mbron institucionet e pavarura, një parlament që respekton kushtetutën dhe tani vëmendja është tek 12 nëntori dhe dita e protestës kombëtare. Vëmendja është atje dhe jo tek parlamenti. Nëse parlamenti do funksiononte protesta nuk do ishte kaq e nevojshme dhe presion i qytetarëve nuk do ishte kaq i madh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qëndrimi ynë si PL është pjesëmarrje në parlament dhe çdo institucion, por ne e dimë që fuqia e opozitës nuk mund të jetë në parlament edhe pse aty duhet bërë çdo përpjekje që çdo vote që është hedhur kundër rilindjes të justifikohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne e dimë që rezultati i 25 prillit ishte i manipuluar. Pra mendoj se vëmendja është tek 12 nëntori dhe me një pjesëmarrje të madhe qytetare që zëri i qytetarëve të dëgjohet nga të gjithë’, tha Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?