FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Largimi i tre zyrtarëve nga skena politike, mediat e huaja jehonë lajmit

Lajmi i heqjes së mandateve të dy deputetëve dhe një kryebashkiaku nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, është pasqyruar edhe në mediet prestigjioze ndërkombëtare si “Associated Press” dhe “New York Times”.

Sipas asaj që shkruajnë këto medie, ndërprerja e mandateve të këtyre 3 zyrtarëve të zgjedhur në vend ka ardhur si pasojë rekordeve kriminale të zbuluara në të kaluarën e tyre. Një vendim i marrë sot, që përbën edhe ndëshkimet e para të ligjit të miratuar vitin e kaluar të dekriminalizimit, i cili ndalon njerëzit me rekorde kriminale që të mbajnë poste publike, apo të shërbejnë në administratë.

KQZ-ja, siç dihet, ka ndërprerë mandatet e dy ligjvënësve, Dashamir Tahiri nga PDIU-ja, i cili bën pjesë në grupin parlamentar demokratik, si dhe Shkëlqim Selami, nga Lëvizja Socialiste për Integrim, por edhe të kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të tre këta zyrtarë kanë mohuar rekordet kriminale që çuan në këtë vendim të KQZ-së, por prokurorët thonë se ata kanë pasur dënime në Itali dhe Zvicër, për krime që përfshijnë pastrimin e parave, trafikun e drogës dhe trafikun e qenieve njerëzore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria, e cila do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare në qershorin e ardhshëm, pritet të ketë edhe zgjedhje të parakoshme lokale në Kavajë, për të zgjedhur pasuesin e ish-kryebashkiakut Rroshi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?