Largimi i Xhafajt, Bushatit dhe futja në lista e Rrajës/Rama-gazetares: Do të ndalojmë hyrjen si në Shtëpinë e Bardhë

Pasi mbrëmë dorëzoi listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit, këtë të martë kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë me gazetarët, por nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetares Ambrozia Meta, e cila kërkoi një përgjigje për dy çështje.

E para, ishte largimi nga listat i figurave të PS si Fatmir Xhafaj dhe Ditmir Bushati, ndërsa e dyta, prania në listë e deputetëve të përfolur për lidhje me krimin në Durrës.

Kryeministri e ktheu pyetjen e gazetares në një replikë personale me gazetaren të cilës i dha edhe një paralajmërim, se në rast se do të vijonte me shkeljen e rregullave, do t’i ndalohej hyrja në konferencat e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetarja: Fatmir Xhafaj në fund të listës, Ditmir Bushati, Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli. Doni vetëm njerëz që t’ju binden? Sa ndikim ka patur Erion Veliaj në këto lista?

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama: Fakti që është shqetësuar Syri.net për ministrin tregon shumë. I pyeturi përgjigjet, nuk e negociojmë dot.

Gazetarja: Qarku i Durrësit janë tri emra që përfliten. Rrahman Rraja, Jyrgis Çyrbja dhe…

Edi Rama: Është praktikë ndërkombëtare që nga Shtëpia e Bardhë e kudo. Ndalimi i hyrjes në konferencë i gazetarëve që nuk respektojnë rregullat, që shkelin etikën e aktivitetit. Nuk hyn tek praktika ime që ta bëj këtë për ty, por të lutem mos shkel rregullat.

Gazetarja: Fatmir Xhafaj nuk ka lidhje me Syri televizion…

Edi Rama: Pyetje tjetër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?