Largimi nga politika? Meta: Unë për 25 vite nuk lëviz nga këtu. Me Ramën kurrë më bashkim

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se mes tij dhe kryeministrit Edi Rama nuk mund që të ketë kurrë bashkim. Në një intervistë për emisionin “Kontrast”, Meta nënvizon se beteja e tij sapo ka filluar dhe se do të jetë në krye të saj për 25 vite me qëllim që të rikthejë demokracinë në vend.

”Nuk mund të këtë bashkëpunim me Ramën. Kjo është një çështje e qartë, njëri që shkel në mënyrë të përsëritur interesin kombëtar, institucionet e Kosovës, kur ato kanë më shumë nevojë se kurrë për mbështetjen e Shqipërisë.

Beteja ime ka filluar më 25 korrik. Në 25 vite do jem në krye të betejës për të rivendosur demokracinë për ti dhënë Shqipërisë drejtimin e duhur. Se ku do jetë Edi Rama, atë e di populli shqiptar, por unë do jem këtu edhe 25 vite”.

SHKARKO APP