FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Largohet Muhamet Rrumbullaku, e zëvendëson Sokol Bizhga

Pas dy vitesh në krye të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është larguar nga detyra. Rrumbullaku i ka deleguar kompetencat te Sokol Bizhga, aktualisht zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Bizhga do të ushtrojë funksionet e kryepolicit deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri.

Ministria e Brendshme hapi garën të enjten për pasuesin e Rrumbullakut.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha në mbledhjen e thirrur ditën e sotme do të njoftojë hapjen e garës për konkursin për zgjedhjen e drejtorit të ri me konkurrim sipas ligjit të ri të Policisë së Shtetit që ka hyrë në fuqi, ku do të aplikojnë disa kandidatë dhe më pas komisioni bën zgjedhjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mbledhjen e thirrur nga Hoxha do të marrin pjesë të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, si dhe drejtuesit e departamenteve të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pritet që diskutimet e mbledhjes do të përqendrohen në procedurat për emërimin e kreut të ri të Policisë së Shtetit dhe në planifikimin e hapave të ardhshëm për këtë proces.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?