Lefter Koka bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burg

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit të GJKKO-së që e la në burg për përfshirjen në skandalin e inceneratorëve.

Koka ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë arrest me burg të vendosur më 2 janar të këtij viti. Ai ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe pritet të flasë edhe për zyrtarë të tjerë të lartë që mund të jenë përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Ish-ministri u arrestua më 14 dhjetor 2021 për skandalin e inceneratorëve, ndërsa GJKKO caktoi në datën 16 dhjetor masën e sigurisë “arrest me burg” dhe aktualisht ai po mbahet në paraburgimin e 313.

SPAK akuzon Lefter Kokën për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion për incineratorin e Elbasanit.

SHKARKO APP