Lefter Koka: Boll më! Nuk durojmë arrogancën e PS
Durimi i Lefter Kokës ka ardhur në fund dhe ai duket se po thotë “boll”. Bëhet fjalë për tolerencën e LSI-së ndaj PS-së në qeveri dhe tolerancën që Ilir Meta i ka dhënë Edi Ramës.
Gjatë intervistës së dhënë në Ora News, ministri i LSI-së në qeverinë e Ramës, është shprehur se “Ilir Meta më kërcënoi se do të më shkarkonte nëse në Durrës votat e LSI-së nuk do të shkonin për Vangjush Dakon. Ndërkohë që në Lezhë, votat e PS-së i shkuar PD-së,”.
Koka është shprehur se LSI është e prirur për tolerancë, për gjithçka e ka një fund.
“Jemi të prirur për tolerancë, por kemi qenë jashtë limiteve njerëzore. E kam kritikuar Metën për tolerancën e tij ndaj Ramës. Boll më, me këtë arrogancë”, ka thënë Lefter Koka.
Sipas tij, policia në Durrës është nën urdhrat e krimit dhe është kthyer në një bandë.
“Policia merr urdhëra nga krimi në Durrës, që ti hapet rrugë. Edhe unë si anëtar kabineti i Ramës nuk mund të komunikoj me policinë. Sot është koha për të thënë: Mjaft më, nuk kemi pse bëhemi me pjesë e një vendimmarrje të gabuar”, ka thënë Koka.
Por sipas ministrit të LSI-së në qeverinë Rama, kanabisi është një fenomen kombëtar dhe me këtë po bëhemi gazi i botës. Sipas tij shqiptarët janë duke u fyer kur u thuhet se policia po punon mirë.
“Fenomeni i kanabisit është fenomen kombëtar. Realiteti është i prekshëm. E gjitha pjesa e zonës së Durrësit kanë qenë të mbjella me kanabis, të mbjellësh kanabis kërkon punonjës për vaditje, për prashitje, në cdo rast disa pemë ka pasur ndërhyrje nga policia, me të njëjtin shou. Janë disa njerëz që kanë lidhjet e tyre, kjo vjen ku ka nepotizëm me njerëzit që bëjnë këtë aktivitet të paligjshëm. Kërkohet të ketë një komision vlerësimi”, i shpreh Lefter Koka.
KOHA JONË SONDAZH

