Lefter Koka dhe inceneratorët, Erebara: Skema më e madhe korruptive në historinë e re të Shqipërisë, hetimet të cekëta

Burgosja e ish-ministrit Lefter Koka për dosjen e inceneratorëve, dhe për gazetarin Gjergj Erebara kemi të bëjmë me skemën më të madhe korruptive, por thekson edhe se hetimet e SPAK kanë qenë të cekëta.

“LSI ka bërë denoncim dhe SPAK nuk ka bërë asgjë përveç asaj që është denoncuar me dokumente. Çfarë ka bërë SPAK për 9 muaj? Kemi skemën më të madhe piramidale të historisë së re të Shqipërisë, që mbyllet në mënyrë të perciptë, që janë 3 persona përgjegjës. 

SPAK duhet të dijë se nga ka rrjedhur informacioni, që këta persona janë arratisur. SPAK nuk ka sekuestruar dhjetëra mijëra miliona euro para që janë në lojë. Nuk e kuptoj pse SPAK ka pritur nëntë muaj, sepse faktet janë zbuluar nëntë muaj më parë nga një parti politike, nuk e di pse duhet të pritej akoma.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimet janë shumë të percipta. Skema e përdorur është shumë banale. Është një grup incineratorësh, janë bashkë, nuk janë çështje të ndara”, deklaroi Erebara në ”Syri.net”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?