Ylli Dylgjeri tallet keq: Lefter Lefteri në emër të popullit…do të jesh deputet!

Nga Ylli Dylgjeri/

Dikur në diktaturë, në një film shqiptar, të Kinostudios “Shqiperia e Re”, kolaboracionisti Lefter Lefteri në emer të popullit mori dënim me vdekje nga atentatori komunist. Lefteri asokohe ishte aktor. Do kaloni vite e vite dhe sot serish Lefterët janë aktorë, por në emër
të popullit do të jenë edhe…deputetë!
“Nuk kam arsye për të lënë mandatin e deputetit – thotë zoti Lefter Koka! Sigurisht Lefteri nuk ka arsye. Pse të ketë? Kryetar Bashkie e më pas Minister me vite nuk janë arsye për tu rebeluar. Lefteri nuk ka lidhje me vendim apo disiplinën e partisë. Lefteri manovron.
Urime Lefter! Ju të tjerët: Paçi fatin e Lefterëve!

SHKARKO APP